Dega e Omonia-s në Himarë ka reaguar me anë të një deklaratë në lidhje me atë se çfarë po ndodh me çështjen e arrestimit të Jorgo Goros. Sipas Omonia-s, askush nuk priste që z. Goro dhe bashkëpunëtorët e tij të tregonin moral politik dhe të merrnin përsipër ndonjë përgjegjësi.
“Askush nuk priste që z. Goro dhe bashkëpunëtorët e tij të tregonin moral politik dhe të merrnin përsipër ndonjë përgjegjësi. Përkundrazi, ne, me vetëdije nuk kemi bërë asnjë koment dhe asnjë njoftim për arrestimin, apo fillimin ose mosfillimin e procedimit penal ndaj Goros dhe eprorëve të tij politikë – klientë, për veprimet e tyre në dëm të pronarëve të ligjshëm.
Megjithatë, për herë të parë dhe të fundit pozicionohemi në raport me humbësin e zgjedhjeve, dhe kjo vetëm sepse ai, në panikun në të cilin ndodhet, “zgjodhi” të hedhë baltë kundër OMONOIA dhe përsëri të nënvlerësojë rezultatin e zgjedhjeve.
Ky rezultat, fatkeqësisht akoma edhe sot, nuk është respektuar, duke shkelur në këtë mënyrë të drejtën themelore të zgjedhësh dhe të zgjidhesh. Historia e Goros dhe e Partisë Socialiste me zgjedhjet, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Himarë është e njohur.
Nuk ka asnjë raport të OSBE-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë që nuk e konfirmon. Thjesht kujtojmë bëmat e tyre në vitet 2000, 2003, 2015, 2019 dhe vijmë deri sot.
Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 do të hyjnë në histori sepse fitoi Demokracia.
Sjellim në vëmendje gjuhën dhe gjestikulacionet e kryeministrit shqiptar gjatë fjalimit të tij elektoral në Himarë, shtatë ditë përpara zgjidhjeve.
Sjellim në vëmendje ndërhyrjet e deputetëve të Partisë Socialiste që kërcënonin se asnjë votë nuk duhet të shkonte për OMONOIA, pasi nuk i dilnin dot përpara Edi Ramës.
Sjellim në vëmendje njoftimet në zyrat elektorale për dhënien e titujve të pronësisë. Ne i dimë shumë mirë kërcënimet, blerjet masive të votave dhe delirin e organizuar pseudonacionalist që krijon tensione dhe fsheh të vërtetën.
Nuk harrojmë rrëmbimin e kryetarit të bashkisë 2 ditë përpara zgjedhjeve dhe në vazhdim gjyqin farsë, i cili, fillimisht, u stis me synimin për të humbur zgjedhjet dhe në vazhdim për t’u mos u lejuar të marrë detyrën.
Fatkeqësisht, zinxhiri i ngjarjeve lidhur me këtë çështje thellësisht evropiane që rezultoi bashkë me të gjitha shkeljet e tjera, përfshirë edhe çështjet pronësore, dhe që vazhdon akoma edhe sot, ka emër, mbiemër, pikënisje dhe për këtë nuk kemi as përgjegjësinë më të vogël.
Sa i përket thelbit të akuzave të çështjes, kemi vetëm disa pyetje, të vërtetën do ta gjejë drejtësia e “pavarur”.
Pse z. Goro nuk dërgoi për regjistrim në hipotekë dokumentin e rregullt të familjes Mëhilli me 1250 m2, por dërgoi dokumentin e falsifikuar me 5080 m2?
Mbi 8000 aplikime nga qytetarë të bashkisë janë në pritje në zyrën e z. Goro dhe në zyrën e hipotekës. Përse zgjodhi pikërisht këtë sapo z. Mëhilli nënshkroi një marrëveshje paraprake me investitorin strategjik Gaçi?
Në vitin 2010, OSBE bëri regjistrimin e titujve që ishin shpërndarë me ligjin 7501 në Himarë dhe ky material i është dorëzuar bashkisë, qarkut, qeverisë dhe selisë së OSBE-së. Sa prej këtyre titujve janë ndryshuar, falsifikuar dhe tjetërsuar?
Është e qartë se Prokuroria e Vlorës që vendosi të arkivojë kallëzimin e z. Bonjaku është e njëjta Prokurori që pa qenë kompetente sajoi çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur z. Beleri.
Mos ndoshta është i njëjti prokuror me të cilin po pinit kafe në momentin kur u arrestuat?
Goro, kur morët Bashkinë e Himarës, sa himariotë gjetët dhe sa u detyruan të emigrojnë?
Në çdo njoftim tuajin të deritanishëm falënderonit z. Rama, pse harruat ta falënderoni edhe këtë herë?”, shkruhet në reagimin e plotë të Omonias, dega Himarë. /tesheshi.com/
Was just browsing the site and was impressed the layout. Nicely design and great user experience. Just had to drop a message, have a great day! d7sda78sq