Myftiu i Delvinës Bledar Ali përcolli urimin klasik dhe si foto nga falja e Kurban Bajramit nën drejtimin e tij në këtë qytet.
“Urime Kurban Bajramin! Allahu na i pranoftë adhurimet ne dhe juve”, shkruan i pari i muslimanëve të Delvinës, një zonë me tradita në besimin islam, në të cilën janë ndërtuar afro 5 xhami të reja vitet e fundit, si dhe trashëgohen dhe xhami të vjetra, ku veçon ajo e Gjin Aleksit.
Ndër fotot e zgjedhura nga Myftiu Ali për t’u ndarë me publikun në rrjete, ka qenë dhe ajo me prindërit dhe dy prej fëmijëve të tij, ku veçon babai të cilin ai e humbi pak ditë më parë nga një sëmundje. /sarandacity.al