Greqia ka vendosur që të pranojë të gjithë shtetasit që kanë marrë dozën e vaksinës kundër COVID-19, pavarësisht nëse janë të miratuara ose jo nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Që do të thotë se nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Vana Papaevangelou, e cila iu referua vaksinave që do të pranohen në Greqi, lidhur me turistët e huaj që do të vizitojnë vendin fqinj. Konkretisht, pranohen vaksinat Novavax (SHBA), Sinovac Biotech (Kinë), Sputnic (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino Biologics (Kinë).
Kjo do të thotë që turistët që kanë bërë vaksinat e mësipërme do të mund të vizitojnë Greqinë pa qenë të detyruar për të bërë testin e COVID.
Theksojmë se Greqia, si të gjitha vendet e BE-së ka në përdorim vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Ndërsa llojet e vaksinave të tjera janë përdorur kryesisht në Lindje.
Si dhe në Turqi. Madje Shqipëria i ka nga ky vend vaksinat kineze dhe ruse. /sarandacity.al/