Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

Përdorimi i Nënë Terezës në një trill dhe një spekullim: edhe të krishterët shqiptarë në mbrojtje të hebrenjve(!!!)

by Saranda City
23 Shtator, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama e pohoi me gojën e tij qartë e prerë, vendimin kontravers për themelimin e të ashtuquajturit “Vatikan bektashi” në Shqipëri, pra një minishtet disahektarësh brenda shtetit, për një urdhër pa ndonjë peshë përcaktuese qoftë në sferën politike apo te jetës publike.

Ai e tha këtë në një fjalim të tij në Asamblenë e OKB-se në Neë York, në “Samitin për të Ardhmen”.

Po pse?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pseja e Ramës ishte tejet romantike për t’u besuar se është pikërisht arsyeja që ai thotë dhe diç tjetër që vjen era projekt izraelito-amerikan me qitje të afërt e të largët.

“Mbështesim transformimin e Urdhërit Bektashi si një qendër e re moderimi e bashkëjetese të paqtë”(!!!). Po pse, pa këtë urdhër, ku ka çeduar bashkëjetesa?!

Ai përdori krejt pa lidhje kartën e “Nënë Terezës” në arsyetimin pa fije arsye logjike mbi shtetin bektashi, duke justifikuar me naivitet fëminor një trill politik, pas së cilit dallohet djallëzia tipike politike e tij.

“Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!”.

Tjetra që ra në sy në fjalimin e tij, ishte futja e familjeve të krishtera krahas atyre muslimane në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërrua në të vetmin vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas lufte, se sa para saj. Komuniteti hebre u rrit 20-fish gjatë Holokaustit falë familjeve muslilmane e të krishtere, që i mbrojtën nga nazistët”, tha Rama, duke trukuar kështu historinë, pasi mbrojtja e hebrenjve ka ndodhur nga familje tipike muslimane, si vijim i një tradite historike islame, ku ndërsa hebrenjtë persekutoheshin nga të krishterët, ishin muslimanët ata që i merrnin në mbrojtje. /sarandacity.al/     

 

Previous Post

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

Next Post

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

Saranda City

Related Posts

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024
Pesëdhjetë lejet e fundit të qeverisë, ja kush e merr një në Sarandë
Ekonomi

Pesëdhjetë lejet e fundit të qeverisë, ja kush e merr një në Sarandë

7 Gusht, 2024

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.