Fshatrat anës Vjosës në Fier e Vlorë po përjetojnë orë ankthi nga përmbytjet, të cilat rikthehen sërish pas pak vitesh.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se “po punohet me strukturat e emergjencave civile të qarqeve të Vlorës e Fierit”.
“Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.
Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama shkroi: “Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e reshjeve intensive”. /sarandacity.al/