Në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, policia po kërkon tre grabitësit që hynë në shtëpinë në Glyka Nero një muaj më parë dhe vranë Caroline 20-vjeçare.
Policia greke ka kontaktuar ambasadat e vendeve specifike, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit.
Këto kontakte përfshihen në raundin e dytë të hetimeve të Sigurisë së Atikës pasi piloti 32-vjeçar që ia vranë gruan mizorisht, nuk arriti të identifikojë ndonjë nga dhjetëra të dyshuar që i janë treguar nga policia dhe kështu fusha e hetimeve shtrihet për persona të veçantë jashtë Greqisë.
Sipas zhvillimeve të fundit, analistët e vrasjeve dyshojnë se autorët e kanë lënë vendin për të plaçkitur në pjesë të tjera të Ballkanit. Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania konsiderohen si tre vendet e mundshme për këtë dhe ka filluar një proces i shpejtë për identifikimin e të dyshuarve.
Një grup specialistësh i EL.AS tashmë u takua me ambasadoren shqiptare në Greqi në mënyrë që të krijonte një mundësi informacioni dhe identifikimi të menjëhershëm dhe për të mos humbur kohë të vlefshme.
E njëjta gjë pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme me ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë pasi raundi i parë i hetimeve ndaj autorëve në vend përfundoi pa sukses. Skenari i ri në shqyrtim është që banda e grabitësve të jetë e huaj që ka jetuar në Greqi për vite me rradhë. /sarandacity.al/
Hey! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good
success. If you know of any please share. Many thanks! You can read similar article here: Eco bij