Në përvjetori e radhës së ngjarjes së rëndë të 21 janarit 2011-të, kryeministri Rama tha se “ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…”. Ai i është referuar një materiali të ri të dalë në dritë së fundi, biseda të përgjuara mes komandantit të Gardës dhe vartësve të tij, për të qëlluar në një njerëz, pas një urdhëri të marrë “nga lart”.
Materiali audio u publikua nga gazetari Artan Hoxha, njëherësh njeriu që nxorri pamjet e vrasjeve të 21 janarit nga Garda, duke rrëzuar versionin e manipuluar të qeverisë për vrasje me çadra pistoletë nga brenda turmës.
Kësaj i mëshoi fort kreu i grupit të PS, Taulant Balla.
“Duke qenë se është një vrasje shtetërore e cila erdhi si pasojë e urdhëresave tē një zinxhiri të plotë nga kryeministri i vendit asokohe dhe në të gjitha nivelet e tjera, mendoj që është në përgjegjësinë e SPAK-ut që të kërkojë marrjen në administrim të kēsaj dosjeje, hetimin e plotë, administrimin e provave të reja të vendosura të transmetuara në publik sesi në një komunikim radio të udhëheqjes së lartë të shtetit të asaj kohe dhe Gardës së Republikës komunikohej për të qëlluar në trupat e protestuesve”, theksoi Balla. /sarandacity.al/