Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Zbardhet marrëveshja: Kakavija, doganë e përbashkët apo pikë sigurie?

by PorositWeb
2 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se pika e përbashkët doganore me Greqinë në Kakavijë nuk do të jetë aspak e tillë, por do shërbejë si një kanal për trajtimin e informacioneve që lidhen me krimet e trafiqet në të dy anët e kufirit, veçanërisht gjithçka që ka të bëjë me rrezikun e pastrimit të parave.

Detajet vijnë nga Fletorja Zyrtare, te e cila është publikuar marrëveshja mes Shqipërisë e Greqisë për ngritjen e Qendrës së përbashkët Policore dhe Doganore.

Nga dokumenti zyrtar bie në sy se bëhet fjalë për një qendër të analizimit të informacionit për çështjet e përbashkëta, jo për kalimin e njerëzve e mallrave, puna e së cilës në asnjë rast nuk do i mbivendoset punës së Policisë dhe Doganave.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Por cilat do të jenë saktësisht funksionet e saj?

Ajo do trajtojë “çështjet e legjislacionit përkatës kombëtar të palëve; me fokus te çështje të migracionit të paligjshëm, kontrabandimit të emigrantëve dhe refugjatëve/trafikimi i qenieve njerëzore dhe veprimtaritë e paligjshme që lidhen me to, por dhe me çështje të ekstremizmit të dhunshëm dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj.

Detyrë tjetër e qendrës do jetë bashkëpunimi kundër krimeve dhe shkeljeve që lidhen me falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, kartave të identitetit, vizave dhe lejeve të qëndrimit, krimeve dhe shkeljeve që lidhen me kultivimin e paligjshëm, prodhimin, eksportin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, trafikimin e armëve, municioneve, lëndëve plasëse, mallrave me përdorim të dyfishtë, armëve biologjike dhe kimike, materialeve toksike, bërthamore dhe radioaktive;

Kontrabanda e automjeteve do të jetë një prej përparësive kryesore të qendrës së përbashkët, ndërkohë që bashkëpunim të thelluar do ketë edhe sa i përket parave të falsifikuara, si dhe për çështje të krimit të organizuar që lidhet me pronën, vjedhjes së metaleve, si edhe kontrabandimit dhe transportit të të ardhurave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”.

Shqipëria numëron aktualisht 7 pika doganore me Greqinë, por vetëm ajo e Kakavijës do të ketë rolin e trajtimit të informacioneve për krime apo pastrim parash. /scan/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Vendimi: pas dy vitesh, jo më orë policore(pse, ekzistonte?)!

Next Post

Ku po i zhvendosin superjahtet e tyre miliarderët rusë?

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 3

  1. BAU_2025 says:
    2 muaj ago

    64416 612978This is 1 really interesting post. I like the way you write and I will bookmark your weblog to my favorites. 493442

  2. empresa assistência informática lisboa says:
    2 muaj ago

    723590 624638learning toys can enable your kids to develop their motor skills quite easily;; 81416

  3. สล็อตเว็บตรง th168 says:
    1 muaj ago

    36677 603961But wanna say that this really is invaluable , Thanks for taking your time to write this. 437350

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.