Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Zbehje e turizmi në tetor krahasuar me parapandeminë

Gjithsesi, si 10-mujor, 2022-shi mbetet viti më i mirë për turizmin deri më tani

by Saranda City
26 Nëntor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Muaji tetor është i pari i këtij viti që ka regjistruar ulje të numrit të turistëve të huaj në vend në raport me periudhën e para pandemisë.

Lëvizjet e shtetasve të Institutit të Statistikave tregojnë se në Tetor 2022 numri i hyrjeve nga të huajt ishte 5.7 për qind më i ulët sesa Tetori i vitit 2019 që ishte viti historik më i mirë i turizmit pa nisur pandemia.

Në raport me vitin 2021 tetori i këtij viti është me rritje 22 për qind sa i takon hyrjes së shtetasve të huaj.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjithsesi si 10 mujor viti 2022 mbetet viti me i mirë për turizmin deri më tani me një rritje prej 16.2 për qind të hyrjeve të shtetasve të huaj dhe me 31 për qind në raport me vitin 2021.

Operatorët turistikë nënvizojnë se pritshmëria që të kishte një zbehje të turizmit në vazhdim është përforcuar për shkak të rritjes së kostove të jetesës. Tendenca e fundjavave të shkurtra në struktura parashikohet që të vijë në tkurrje në kushtet kur njerëzit po priren më shumë drejt kursimit për shkak të pasigurive.

Ky kursim u vu re edhe gjatë verës ku pushuesit preferonin shfrytëzimin e paketave me të gjitha të përfshira ose mëngjes dhe darkë duke ulur në maksimum shpenzimet e tjera jashtë tyre për ture, suvenire apo aktivitete të tjera argëtuese.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2019, janë 866.121. Krahasuar me Tetor 2018, ky tregues rezulton me rritje 10,2%. Në Tetor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 387.152. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur me 14,7%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019 është 5.849.154, duke u rritur me 8,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Tetor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 62,4%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 4,5%.

Përgjatë dhjetë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 19,9% ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,2%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Tetor 2019, janë 888.218 duke shënuar një rritje me 12,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2019, janë 495.089. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur 5,0%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2019, janë 393.129. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur 23,1%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019, është 4.956.344 duke u rritur 9,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare“, nënvizon INSTAT. /Monitor/

Previous Post

Qytetaria: një sarandit si Josif Papagjoni

Next Post

OKB: Shqipëria, e para në botë për rimëkëmbjen turistike

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 4

  1. binance Регистриране says:
    7 muaj ago

    Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

  2. binance account creation says:
    2 muaj ago

    Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

  3. fake reviews says:
    1 muaj ago

    274492 479220An attention-grabbing dialogue is value comment. I believe which you need to have to write far more on this matter, it wont be a taboo topic however normally individuals are not sufficient to speak on such topics. To the next. Cheers 653784

  4. Fat Banker says:
    1 muaj ago

    980075 976987I always check out your weblog and retrieve everything you post here but I never commented but today when I saw this post, I couldnt stop myself from commenting here. Wonderful write-up mate! 136085

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.