Demokratët e Sarandës, si kudo në Shqipëri, do u drejtohen të dielën kutive të votimit për ta mbajtur ose për ta hequr Lulzim Bashën nga kreu i PD-së.
Do jenë 700 sosh në nivel lokal që do hedhin votën ose për Lulzim Bashën, ose për Agron Shehajn, Edit Harxhin apo Fatbardh Kadillin.
Votimi nis në orën 8:00 dhe mbyllet në orën 19:00.
Materialet zgjedhore kanë mbërritur dhe secili kandidat do të ketë vëzhguesin e vet.
PDSH shkon në këto zgjedhje për kryetarin e ri më 13 qershor, duke afruar datën nga korriku me një muaj më herët, pasi mandati i kryetarit aktual Lulzim Basha përfundon më 22 korrik.
Kryetari në detyrë i PD, Dega Sarandë, Vesel Koçia në intervistën për sarandacity.al jep detaje për proçesin e votimit, ku veçon kategoritë e atyre demokratëve që ftohen të votojnë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/C8QI28YmyHA