Kangjellat e pjesës së sipërme të lulishtes “Miqësia” në qendër të Sarandës u sharruan nga punonjës të Shërbimeve, të cilët nuk dhanë arsye se pse. Ata thanë se thjesht po zbatonin një urdhër pune nga eprori.
Kështu, e gjithë gjatësi e rrethimit të lulishtes paralel me Rrugën 3, është tashmë pa kangjella. Ndërsa pjesa tjetër e rrethimit është e paprekur.
Kujtojmë se kjo lulishte, ndërtuar në 2005 pas shembjes së një godine institucionale të vjetër, do pësojë një tjetër transformim në një të ardhme të afërt, pjesë e një projekti të ri për qendrën dhe Rrugën 2 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. /sarandacity.al/