Sotir Koloi, 60-vjeçari nga Xara që humbi jetën këtë të dielë në plazhin Kalivoit, mbërriti me zemër të ndaluar në Urgjencën e Spitalit të Sarandës, pra pa asnjë shans për t’u kthyer në jetë.
Me fëmijët në Greqi, ai jetonte vetëm me bashkëshorten, duke u marrë me pemtari, kryesisht mandarina.
A ka qenë duke drekuar me tre shokë buzë liqenit, kur në një moment, nga vapa por ndoshta dhe nga pija, ka vendosur të hidhet në ujë. Dhe ky ka qenë çasti fatal ku për të kanë qenë momentet e fundit.
Miqtë që kishte lënë pas në gosti kanë parë që ujërat ta përpijnë atë, duke bërë ç’është e mundur ta shpëtojnë njeriun që deri pak më parë po i gëzoheshin bashkarisht një gostie me të ngrënë e të pirë. Por destini ka qenë fatal.
Çuarja e menjëhershme në spital nuk ka patur asnjë efekt jetëkthyes. M
endohet se trupi i tij i nxehtë e uji paksa i ftohtë, të kenë dhënë goditje në fizikun e të ndjerit, duke i shkaktuar vdekjen. Pra ka pësuar infakt.
Thuhet se Sotiri e njihte mirë ujin, det apo liqen, dhe dinte not. Por tashmë kjo e dhënë e ky avantazh nuk vlejnë. /sarandacity.al/