Ka qenë i dhimbshëm zjarri i parë i rënë për këtë sezon në Sarandë.
Pikërisht në Volloder, flakët kanë përpirë me dhjetra rrënjë ullinjsh në një faqe kodre, duke shkrumbuar shumë sosh për disa orë.
Zjarrëfikësit janë gjendur në kohën më të shpejtë të mundshme, por era dhe vapa kanë bërë të tyren.
Madje këto dy faktorë mendohet se kanë qenë përhapësit e flakëve, ndërsa si shkak fillestar dyshohet të ketë qenë një bisht cigareje, ndoshta hedhur nga dritarja e ndonjë automjeti.
Por kaq është dashur që zjarri të përhapet në parcelën gjigande, ku pronarë të ullinjve janë nga Gjashta.
Fjala është për Pëllumb Fezgajn dhe Shyhrete Isufin.
Për të ndihmuar forcat e Zjarrëfikses kanë ardhur dhe Skuadra e Mbrojtjes kundër Zjarrit, të ndërmarrjes së Shërbimeve në Bashki, së bashku me përgjegjësin e Sektorit të Mbrojtjes Civile në Bashki, Sejko Metaj. /sarandacity.al/
https://youtu.be/Hb9H0wEkPBs