Siç katër vite më parë, në Botërorin e Rusisë, Zvicra e shqiptarëve mposhti sërish Serbinë, duke u kualifikuar vetë e ndaluar serbët për të vijuar më tej.
Me rezultatin 3-2, ku serinë e golave e hapi Xherdan Shaqiri, edhe bota shqiptare iu gëzua këtij rezultati me theks patriotik.
Ndeshja qe tejet emocionuese, pasi fillimisht shënoi Zvicra, me Shaqirin, më pas erdhën dy gola nga Serbia dhe sërish Zvicra shënon dy herë.
Ndërkohë, në minutën e 66 pati një tension në fushë, ku Xhaka u tregua edhe provokativ me anë të një gjesti sfidues ndaj serbëve të pankinës, me qëllimin për t’i nervozuar akoma më shumë.
Gjithsesi, loja iu rikthye normalitetit, për të patur një fund triumufues për Zvicrën, e cila kalon grupin duke u renditur e dyta, ndërsa serbët kokëulur duhet të kthehen në shtëpi.
Në përballjen tjetër, Kameruni mund krejt paparashikueshëm me një gol në fund ekipin e rezervave të Brazilit. Ishte një fitore që më shumë i dedikohet portierit kamerunas, i cili pengoi gola të sigurt të Brazilit. /sarandacity.al/