Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Sa do të zgjasë i nxehti afrikan dhe a do kemi reshje?

by PorositWeb
4 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

A ka gjasë për reshje shiu këto ditë në nxehta teksa dhe zjarret po bëhen dhe më kërcënuese?

Sinoptikania Lajda Porja tha se dhe vetëm të premten pritet një rënie me 5-7 gradë. Por sipas saj, “alarmi i kuq” është për ndryshimin e parametrit të erës, i cili nesër do të ketë rritje me 10 km/orë.

“Lajmet nuk do të thosha që janë të mira për momentin, duke qenë se ne mbetemi ende në valët e të nxehtit afrikan, të paktën sot edhe nesër. Sot temperaturat janë rreth vlerës 40 gradë. Ka pasur një rënie të lehtë, të papërfillshme nga vlerat 43 gradë e kësaj vale të nxehtë, vala e tretë për këtë verë dhe më e nxehtë për 4-5 vitet e fundit, të paktën në territorin shqiptar, ku termometri është ngjitur në 43 gradë.

I gjithë rajoni ka shënuar vlera të larta, Greqia, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut. Kemi nesër një rritje të lehtë të temperaturave, kur termometri do shkojë në 41 gradë.

Ajo që vlen të theksohet dhe “alarmi i kuq”, pasi do të kemi problematika me parametrin e erës. Sot do jetë 40-45 km/orë, por duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, duke qenë se do kemi një tërheqje graduale të masave ajrore afrikane dhe ardhjen e një mase tjetër më të freskët, do të kemi dhe menjëherë dhe ndryshimin e parametrit. Nesër do kemi një erë goxha të fortë që mund të shkojë në 50-55 km/orë.

Sidomos dita e enjte dhe kryesisht në zonat jugore dhe juperëndimore që do të kenë dhe një erë të fortë gjë e cila sjell dhe zgjerimin e hartës së zjarreve. Era do jetë e pranishme dhe të premten dhe në fundjavë, por nesër pritet më e fuqishme. Dita e nesërme do të sjellë dhe një tjetër rritje. E gjithë Ultësira Perëndimore mbetet në vlerat 39-41 gradë”, tha Porja.

Ajo shpjegoi se jemi ende në valët e të nxehtit afrikan dhe se akoma nuk ka një tërheqje. “Tërheqje të kësaj vale presim të premten, ku do ketë ulje të temperaturave me 5-7 gradë në shumë zona dhe në normalizim të vlerave termike, duke shkuar në 34-35 gradë”, tha ajo.

Sinoptikania e Meteoalb u shpreh më tej se për sa i përket reshjeve, nesër do ketë një kalim i lehtë të një sistemi vranësirash, i cili do të kalojë në zonat veriore e perëndimore duke sjellë rrebeshe shiu kryesisht veriu dhe shumë pak zonat qendrore.

“Ndërkohë Jugu do mbetet pa reshje. Rrezikohet paraditja e së premtes nga rrebeshe shiu që fatmirësisht sinjalet e modeleve dhe parashikimit tregojnë reshje në zonat jugperëndimore, pra në Karaburun, në zona ku ka dhe zjarre. Rrebeshet do të jenë shumë të pakta, nuk është se presim reshje të konsiderueshme, duke qenë se ky sistem vranësirash është i fokusuar në veri të Ballkanit, vetëm kalon në territorin shqiptar. Por parashikohet që këto rrebesh të paktën në ato zona ku ka zjarre, vatra të vogla të kemi dhe një përmirësim të kësaj situate. Më pas ditët në vijim, të paktën deri në datën 17-18 do jemi në temperatura më normale të stinës, moti do jetë i kthjellët, nuk parashikohen reshje dhe vlerat 34-35 gradë. Le të shpresojmë, sipas sinjaleve që kjo të jetë dhe vala e fundit për këtë verë.

Është një valë që ka qëndruar shumë gjatë në kohë, që në fund të korrikut me temperatura shumë të larta, 43 gradë. I janë afruar rekordit historik 43.4 në qytetin e Gjirokastrës”, tha Porja. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Kolapsimi i BKT-së: humbje durimi në Sarandë, ndërhyn policia

Next Post

Delta, ministrja Kushi parathotë ç’do të ndodhë me shkollat

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023
Gazetarja greke “lë nam” në transmetim
Sociale

Gazetarja greke “lë nam” në transmetim

29 Gusht, 2023
Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?
Sociale

Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?

28 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.