Është komshi me hidrocentalin. Është fjala për hidrocentralin e Bistriicës, as 200 metra vijë ajrore. Ia dëgjon “rrahjet e zemrës”. Edhe natën vonë uturima e turbinave e nanurit ëmbël, paçka se këmbët i therrin nga lagështia e atyre viteve pranë ujërave të Bistricës.
Thoma Babi është rritur bashkë me të (në foto, i pari majtas). Ai ka vite qe ka dalë në pension, hidrocentrali jo. Ishte me pantallona të shkurtëra dhe nuk i kishte dirsur mustaqja kur u lidh me të. Ishte i pari që dëgjoi zhurmën e turbinave kur u rrotulluan për të prodhuar rrymë elektrike, aty, te koka e atyre për të mësuar “hilet”, për t’u marrë zanatin specialistëve çekë. Dhe ngjarjet zhvillohen pas 60-tës.
Çekët do të dorëzonin veprën dhe do të iknin në shtëpinë e tyre. Pas asaj ata do të bëheshin nikoqirë të tij. Nuk kishin kohë dhe mundësi për t’u specializuar në shkolla ose jashtë shtetit. Ndaj Thomai iu bë rrodhe çekëve, Lasovit(nëse e mbaj mirë dhe shqiptoj saktë emrin e tij thotë Thomai) dhe shokët e tij.
Do ta kalonin ca kohë dhe turbinat u duhej remonti. Çekët nuk do t’i kishte aty. Ai me shokët e tij do të ishin zotër të tij. “Gjithë suksesi është te centrimi”, i thoshte miku çek. Dhe ai nuk i ndahej. As në mensë, as në dhomë. Donte të mësonte gjithçka. Çeku shihte pasionin e djaloshit dhe e adhuronte. E ndihmonte jashtë mase. I dhuroi një valixhe me vegla fshehurazi. Se çeku i kishte në inventar dhe duhej t’i merrte me vete. Ai tha se i humbën.
Kjo miqësi e Thomait ra në sy të njerëzve të Sigurimit, të cilët e ndiqnin si hije. Bile e thirrën edhe për një “bisedë miqësore”. I varën edhe një “vath në vesh”.
Çekët ikën dhe Thomai u bë i zoti i turbinave me tre shokë të tij mekanikë. Tashmë ishte dashuruar me to. Remonti i parë e vuri në siklet. Ishte prova e parë. S’kishte mikun çek që ta ndihmonte nëse gabonte. Por i jehonin në vesh akoma fjalët e tij: “centrimi…centrimi..centrimi”.
T’i rrish në kokë tornitorit. Duhet preçizion i lartë..”.
Dhe Thomai me djersët e ftohta që i kullonin shijoi suksesin e parë me shokët. Ishte dita më e bukur e jetës së tij kur e vunë në punë pas remontit turbinën e parë.
Zhurma e turbinës ishte e ëmbël dhe melodioze. Funksionimin e saktë të turbinës ta kuptosh nga zhurma. Kështu e kishte mësuar miku i tij çek.
Vitet kalonin. Tashmë Thomai kishte marrë titullin “Thomai i turbinave”.
“Shpeshherë – thotë Thomai- zgjohesha natën. Dhe mbaja vesh zhurmën e turbinave. E kisha merak. Ndodhte që zhurma nuk më pëlqente. Diçka nuk shkonte mirë. Le të ishte ora 2 e natës. Shqetësimi nuk më linte për në mëngjes. Sa më shikonin shokët që ishin në turn më thoshnin: ‘Qe të vish ti, tani natën, diçka do të ketë ndonjë turbinë’.
“Nuk e dëgjoj mirë turbinën 2, se çka. Dhe i përvisheshim bashkë me shokët të matnim gjithë parametrat, vajrat e tjera. Mund të na gjente mëngjesi. Nuk e di, isha lidhur me turbinat.”
Episodet nga jeta në hidrocentral e Thomait janë të shumtat. Edhe kur doli në pension nuk iu nda. Derën e shtëpisë ia mësuan specialistët e rinj, vazhduesit e Thomait. Dhe ai çohej i papërtuar, e priste hidrocentrali, turbinat e tij të dashura që i kishte kushtuar pasionin e gjithë jetës.
Tre gjëra i janë fiksuar thellë në shpirt Thomait: çastet mbresëlenëse me çekët qe i dhanë zanat, sikleti me njerëzit e Sigurimit, dhe remonti i parë në turbinën numër 1 nën drejtimin e tij.
Tani kur fle e nanurit ëmbël zhurma e turbinave. Sa zgjohet në mëngjes, del në ballkon e hedh sytë nga hidrocentrali. Ai vazhdon të uturijë duke prodhuar dritë.
“Mirëmëngjes!”, i thotë dhe rufit kafenë.
Se ai është pjesë e jetës së tij. Se e dashuroi fort.
Shkruar nga Panajot Boli – /sarandacity.al/
592045 959174i really like action movies and my idol is none other than Gerard Butler. this guy truly rocks 694662
176757 384050BTW, and I hope we do not drag this too long, but care to remind us just what kind of weapons were being used on Kurds by Saddams army? Towards the tune of hundreds of thousands of dead Speak about re-written history 160120
576691 164230Hello, I think your site might be having browser compatibility issues. When I look at your blog in Chrome, it looks fine but when opening in Internet Explorer, it has some overlapping. I just wanted to give you a quick heads up! Other then that, superb blog! 764728