“Bregdeti ynë” zbriti në Ksamil, aty ku nisi në qershor, duke vijuar prishjet sipas planit.
“Faza e dytë e aksionit ‘Bregdeti ynë’, vijoi sot në Ksamil, pas Sarandës, dy ditë më parë”, bën të ditur IKMT.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.
Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare. /sarandacity.al/