Kryeministri Rama potencoi areoportin dhe portin e ri të jahteve në Sarandë si një ndër veprat infrastrukturore të mandatit të tretë.
“Qeveria Shqiptare ka një sërë projektesh për zhvillimin e sektorit të transportit detar të cilat shtrihen nga porti i Sarandës dhe deri në atë të Shëngjinit”, tha Rama te “Zonë e Lirë”, duke shtuar se Korridori Blu, Aeroporti i Vlorës dhe Sarandës, por edhe turizmi do të jenë disa nga objektivat e mandatit të tretë.
Në këtë kuadër, ai potencoi dhe tunelin e Llogarasë.
Ai theksoi se brenda këtij mandati do të ndërtohet edhe Tuneli i Llogorasë, për të cilin informoi se është shpallur edhe kompania fituese që është një konsorcium turko-shqiptar. /sarandacity.al/