Zv. Kryeministri, njëherësh drejtues politik i Qarkut Vlorë, Arben Ahmetaj, dha garanci se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.
“Nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël. Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike”, tha ai, duke shtuarse “jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse furnizimi dhe në botë ka qenë me problematika”.
Sipas tij, kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë në deklarimin e planit për këtë çështje.
“Pika e parë që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me furnizimin me energjinë elektrike.
Pika e dytë ka të bëjë me mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël.
Për pjesën tjetër ka një reformë, një skedë që do vazhdojë ashtu siç ka qenë e planifikuar”, deklaroi Ahmetaj. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?