Delvina ka sezonin e saj të ullinjve këto ditë, ku në fabrikën më të madhe e më moderne aty mbërijnë thasë plot me ullinj të vjelë që shndërrohen më pas në vaj.
Është kjo një traditë e zonës, ndër ato që fort mirë mund t’i japin dhe një profil më të fortë agrokulturor zonës.
Me sy të lirë, vihet re që vitet e fundit janë shtuar parcelat e mbjella me ullinj në kodrat rreth e rrotull qytetit, çka tregon se tregu po e kërkon fort këtë kulturë, dhe veçanëisht vajin e tij.
Gjithsesi, ky është viti i një prodhimi të pakët ullinjsh, gjë që ka çuar dhe në një çmim më të rritur. /sarandacity.al/