Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Degradimi në PD, Rama: Gati të ndihmoj!

by PorositWeb
9 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama komentoi më gjatë se disa statuse ironike situatën në PD, përfshirë së fundi dhe nga dhuna.

“Dje ajo shfaqje mesjetare me SHQUPI-n e kthyer në kështjellë si pala jashtë dhe ajo brenda ishin të gatshëm për gjakderdhje për të përdorur njerëz si viktima.

Si njëri, dhe tjetri, të dyja kufomat politike që e kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për marrjen e kështjellës me gjakun e demokratëve. Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz”, tha  Rama, duke shtuar se ndërhyrja profesionale e policisë ishte ajo që neutralizoi përshkallëzimin e konfliktit.

“Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie, jo për shkak të sulmit nga kundërshtarët, por për shkak të kacafytjes në oborr mes veti. Një kacafytje barbare.

 Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik, që e përfshin dhunën si mjet politik në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falënderim shumë të posaçëm, sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë, e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, tjetra jashtë godinës”.

Më tej, i pari i qeverisë tha se ishte i gatshëm të ofronte ndihmën e tij për opozitën.

 “Unë i kam mundur të dy dhe i mund prapë të dy, madje jo të dy, por të tre, se janë tre. Nuk është personale kjo, as partiake, por është shoqërore, morale, njerëzore. Nuk mund të jemi një vend që na tregojnë me gisht si njerëz me bisht, ku del e merr dhenë lajmi se mbështetësit e PD sulmuan godinën e PD.

Është e paimagjinueshme, unë ndjehem i turpëruar si shqiptar, kur më marrin miq e më pyesin, se nuk e kuptojnë çfarë është. Me shkallë, me çekiç, me varre, matrapik, grushte e fikëse zjarri, me shkopinj, me gurë, e me çfarë dreqi, mungonin vetëm kovat me zink që të hidheshin lart. Duhet kapërcyer ky llum 30-vjecar, llum që shkon përtej socialistëve e demokratëve, përtej partive, përtej të gjithave.

Këta dy, Hoqi-Doqi, nuk janë problemi im, por i demokratëve. Unë ju them demokratëve që jemi të gjithë shqiptarë, por mbi të gjitha jemi njerëz, jo bisha, kafshë, majmunë, mesjetarë, barbarë.

Politika nuk është dhe s’mund të jetë logjikë e forcës, por logjika e forcës. Nuk mund të katandiset politika në një luftë me çekiçë e fikëse zjarri syve. Ju lutem demokratëve t’iu varin teneqen të dyve dhe të gjejnë rrugën për të shpëtuar PD.

Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj, në çfarëdo qoftë”, përfundoi Rama. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Ujëvara e Kardhikaqit, një bukuri e fshehur në Malin e Gjerë

Next Post

Miljet e Greqisë në Egje që kanë irrituar Turqinë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore
Politikë

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore

28 Nëntor, 2023
Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke
Politikë

Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke

25 Nëntor, 2023
Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit
Politikë

Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit

20 Nëntor, 2023
Dënimi i një kryebashkiaku nga drejtësia greke, paralelja socialiste me Belerin
Politikë

Dënimi i një kryebashkiaku nga drejtësia greke, paralelja socialiste me Belerin

13 Nëntor, 2023
Tjetër kryebashkiak socialist në telashe
Politikë

Tjetër kryebashkiak socialist në telashe

13 Nëntor, 2023
Rama përuron bustin e Kostandinos Mitsotakisit, mungon i Kyriakosi
Politikë

Rama përuron bustin e Kostandinos Mitsotakisit, mungon i Kyriakosi

27 Tetor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.