Njëri me pamje dimërore (Arben Ahmetaj) e tjetra me pamje pranverore (Anila Denaj), dyshja vlonjate u shfaq në bazë këtë fundjavë, më saktë në Delvinë, duke u përqendruar në aktivitete partiake.
Drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, njëherësh zv.kryministër, Arben Ahmetaj, u gjend, së bashku me deputeten Denaj, me degën e PS-së lokale, ku siç shkruan kjo e fundit, bëhej fjalë për Asamblenë Socialiste e Delvinës.
“Prioritetet e punës për 2022-in ishin në qendër të diskutimit gjatë takimit që zhvilluam së bashku me drejtuesin politik të qarkut Vlorë”, shkruan Denaj.
Duhet theksuar me këtë rast se në aktivitetet e deputetes, të publikuara prej saj dhe në rrjete sociale, gati për çdo ardhje në fundjavë në zonën e saj elektorale, qyshse morri mandatin e deputetes, dominojnë më tepër akvititetet partiake se ato lloj punësh apo inisiativash, të cilat japin sinjale zhvillimi apo rilindjeje të një ekonomie të kolapsuar, sidomos në Delvinë dhe rrethina. /sarandacity.al/