Trupi i djegur i një burri është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të Euroferry Olympia në flakë nga personat e EMAK-ut grek.
Sipas informacioneve, shkarkimet e gazeve toksike brenda anijes kanë rënë dhe kështu shpëtimtarët e EMAK kanë arritur të futen në garazhin 2.
Aty e gjetën kufomën e djegur në një kabinë kamioni.
Më herët është shpëtuar një 21-vjeçar nga Bjellorusia i një kamioni me targa lituaneze.
Përfaqësuesi i Rojës Bregdetare, kapiteni Nikos Alexiou, duke folur për SKAI-n, ishte shprehur optimist se në anijen e djegur do të gjenden të mbijetuar të tjerë dhe për këtë operacioni i shpëtimit vazhdon.
Pas shpëtimit të shoferit bjellorus, por edhe tragjedisë me kufomën e djegur, numri i të zhdukurve shkon në dhjetë.
Pak pas orës 15, shpëtimtarët e EMAK-ut u desh të hipnin sërish në anije, duke kërkuar të mbijetuar.
Me rënien e temperaturës për shkak të procesit të vazhdueshëm të ftohjes së anijes me ujë, ata hapën dyert e zjarrit që të çonin në garazhin 2 dhe e gjetën atë të mbushur me gaze toksike.
Dyert e garazhit mbyllen kur anija lundron dhe hapen vetëm me kodet e ekuipazhit. /tesheshi.com/
In addition to improvements in glucose levels and reduction in insulin resistance, continuing supplementation of oxaloacetic acid supplementation and subsequent chronic NAD NADH ratio increase and further chronic activation of AMPK results in genomic changes buy priligy online usa 600 SOMATIN CLOSTER PHARMA Somatostatina 3 mg Amp