Në një reagim ndaj lajmit për hapjen e garës lidhur me areportin e Sarandës, deputeti në ikje Alket Hyseni thotë se “me PS-në çdo është e mundur”.
“Bashkë me KM Edi Rama, ju premtuam qytetarëve të Sarandës dhe zonave përreth, fillimin e projektit të Aeroportit të Sarandës, brenda këtij mandati.
Shumë njerëz ishin skeptikë para katët vjetësh, edhe mes nesh. Por me Edi Ramën dhe PS, çdo gjë është e mundur.
Sot, kur na ndajnë rreth 40 ditë nga përfundimi i mandatit, si deputet i zonës, kam kënaqësinë dhe krenarinë e njoftimit të hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës”, shkruan njeriu që nuk do jetë më “ligjbërësi” i PS-së së zonës.
Në vend të tij, siç dihet, do jetë ministrja Denaj. /sarandacity.al/