Për shpërthimin e ndodhur paraditen e së premtes në Ksamil sqarojmë se: Ndryshe nga informacioni fillestar, pasuar mandej ky edhe nga deklarata e Policisë, ku thuhej se në Ksamil, ‘në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi…’, nga specialistë në vendngjarje sqarohet se shpërthimi nuk ishte nga një bombul gazi po se, “gjatë punimeve në kapakët e depozitave të nëndheshme të karburantit, pati një shpërthim të avujve të benzinës.
Nga shpërthimi është plagosur punonjësi, i cili kryente punimet, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”. /sarandacity.al/