Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

Qyteti me famë turistike ku privati ngarend e shteti ngec: ç’duhej të kish ndodhur në 10 vjet

by Saranda City
10 Gusht, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Një autobus kish zënë gjysmën e rrugës në kryqëzimin kryesor të Sarandës, te Agjensia e Udhëtimeve, duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër në atë lloj ngucje autobusësh në pritje për të marrë pasagjerë këto ditë me udhëtarë të shtuar si pasojë e fluksit turistik.

Ishte pamja më adapte e mungesës ulëritëse, si dhe nevojës po ashtu ulëritëse, për një stacion autobusi, të cilin Saranda ende s’e ka, ndonëse emrin e ka të madh për turizmin e saj.

Ky emër i madh, për paradoks, ka shkuar në përpjestim të zhdrejtë me zhvillimin infrastrukturor dhe për këtë mjafton mungesa e një stacioni autobusi, i cili këto ditë po sjell mjaft kokëçarje në trafik, pasi qoftë për stacionim e qoftë për lëvizje të detyrueshme brenda nj hapësire të ngushtë, e ka të pashmangshëm bllokimin e trafikut.

Që kur e majta ka marrë pushtetin, duke patur tre kryebashkiakë të saj, në asnjë prej tyre nuk janë realizuar vepra madhore në Sarandë, nga ato me rol lokal, ku pra vetë ekzekutivi lokal inicion kantiere punësh. Shëtitorja e re është projekt qeveritar me financim të huaj, nga Banka Botërore.

Një kryebashkiak në Sarandë, nëse për një mandat nuk i jep qytetit një vepër të rëndësishme dhe impaktive në ccdo pragsezoni, të paktën një, mund të quhet i dështuar. Pra, çdo sezon duhej dhe duhet çelur duke inauguruar një vepër. Dy apo tre do qe akoma më mirë.

Në 10 vite që PS qeveris dhe ka pushtetin lokal në Sarandë, sikur në çdo vit të realizohej një punë e madhe nga të mëdhajat që Saranda i ka nga tw nevojshmja në të domosdoshme, do ishte bërë goxha punë për qytetin. Një stacion i denjë autobusi duhej të ishte një prej tyre.

P.S. Në një mesazh lamtumire të ish-kryebashkakut Gurma, artikulohej prej tyre togfjalëshi “projekte të mëdha”, me aludimin se janë realizuar në katër vitet e tij. Po se cilat ishin, qoftë dhe një e vetme, nuk thuhej. Për të mos i ngrënë hakun: ishte rruga e re Lëkurës-Çukë dhe asfaltimi i Turizëm-Çukë. Por është zgjedhje e gjithsësecilit t’i quajë apo jo “projekte të mëdha” ose “punë të zakonshme”. /sarandacity.al/  

 

 

 

 

 

Previous Post

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

Next Post

Ja si zhvillohet “Saranda” e Francës

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Greqia mbyll krenarinë e saj olimpike
Sport

Greqia mbyll krenarinë e saj olimpike

4 Tetor, 2023
Një paralajmërim kryeministror për hotelet në bregdet
Ekonomi

Një paralajmërim kryeministror për hotelet në bregdet

3 Tetor, 2023
Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Transplanti i dytë i zemrës nga derri te njeriu
Shoqëri

Transplanti i dytë i zemrës nga derri te njeriu

27 Shtator, 2023
Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj
Shoqëri

Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj

27 Shtator, 2023
Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën
Sociale

Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën

25 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.