Të dhënat që dolën nga ekzaminimi mjeko -ligjor për krimin e rëndë në Dafni të Athinës, ku burri shqiptar vra gruan po shqiptare, janë tronditëse.
Sipas ekzaminuesve mjekësorë, gruaja ka dy goditje në qafë, ajo nuk ka shenja të një përleshjeje dhe ndoshta ishte shtrirë në shtrat pa qenë në gjendje të imagjinonte se çfarë do të pasonte.
Vdekja e saj, sipas indikacioneve të para, ka adhur nga një thikë afro 28 cm. Kujtohet se ky krim çnjerëzor ndodhi të premten pasdite, me 40-vjeçarin që më pas iu dorëzua autoriteteve të policisë.
Të shtunën në mëngjes, vrasësi u dërgua në prokurori.
Në të njëjtën kohë, fqinjët në rrugën “Lambrou Katsoni” në Dafni flasin keq për të.
Në fakt, të gjithë e akuzojnë për dhunë në familje dhe sjellje abuzive ndaj Anës fatkeqe 31-vjeçare (Anisa emri i saj i pagëzimit).
Sipas tyre, 40-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij.
Në të njëjtën kohë, ata shtuan se çifti nuk ishte i lumtur pasi vazhdimisht grindeshin, me zërat e tyre që dëgjoheshin në të gjithë pallatin ku jetonin.
Dhe nuk ishin të paktë ata që e kishin dëgjuar shumë herë nënën e re, tashmë të ndjerë, të thërriste “ndihmë, ndihmë”. /sarandacity.al/