Bashkia Sarandë fton këdo që të ofrojë foto të shkrepura gjatë pushimeve, këtu në Sarandë, të cilat do publikohen prej saj.
“Jeni të apasionuar pas fotografisë?
Këtë vit Bashkia Sarandë muajin gusht ia dedikon fotografisë, kompozimeve të larmishme dhe momenteve më të bukura të pushimeve tuaja, në Sarandë!
Bëhu pjesë edhe ti e #Saranda2021 duke dërguar fotografitë me momentet më të bukura dhe jo vetëm.
–Fotografia duhet të jetë origjinale sipas të drejtës së autorit, fotografitë nga interneti do të skualifikohen.
–Fotografia duhet të jetë e realizuar në rajonin e Sarandës, ku mund të përfshihen: peisazhe, traditë, njerëz, kulturë, histori, etj.
–Fotografitë do të pranohen dhe publikohen në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë në Facebook dhe Instagram nga data 2 gusht 2021 – 31 gusht 2021.
–Kartolina e vitit 2021 mund të jetë fotografia juaj!
Ju mirëpresim me fotot më të bukura!”, thuhet në njoftimin e Bashkisë. /sarandacity.al/