Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mesazhi i ministres së Arsimit: mësimi nis dhe nuk nis me 1 shtator

by PorositWeb
2 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Mësimi do nis por dhe jo më 1 shtator. Këtë ka lënë të kuptuar me një mesazh ministrja e Arsimis Evis Kushi.

Në fakt bëhet fjalë për dy javë përsëritje para nisjes së sezonit të ri, duke marrë shkas nga boshllëqet që mund të ketë lënë online.

“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Pas një konsultimi me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, me mësues, prindër, si dhe ekspertë të arsimit, dua t’ju informoj se sapo kemi miratuar Udhëzuesin e hartuar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) “Për përmirësimin e arritjeve të nxënësve si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19″.

Qëllimi i tij është që t’i mundësojë nxënësve për një periudhë dyjavore në fillim të muajit shtator 2021 të përsërisin, përforcojnë apo përmirësojnë njohuritë e tyre lidhur me mangësitë e identifikuara gjatë vitit të kaluar shkollor. 

Përsa u takon temave që do të zhvillohen, ato do të jenë në formën e konsultimeve dhe në varësi të nevojave të identifikuara për çdo shkollë. Në këtë kuadër, nxënësit janë të lirë t’i ndjekin sipas nevojave të tyre, ndërsa prindërit janë të lutur të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi.

Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre përgjatë një viti të vështirë, mësuesit që do të zhvillojnë temat e përsëritjes gjatë kësaj periudhe do të paguhen me orë shtesë. Ndërkohë, me qëllim zhvillimin e një procesi sa më optimal, kërkojmë nga organet e vetëqeverisjes vendore që të marrin masat e duhura në mënyrë që infrastruktura e shkollave të jetë gati për datën 1 shtator 2021”, thuhet në mesazhin e ministers Kushi. /sarandacity.al/

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Një ftesë për shkrepje nga Bashkia: mund të jetë kartolina e 2021-shit!

Next Post

Temperaturat: Shqipëria, “e freskët” në krahasim me Greqinë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik
Sociale

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

23 Mars, 2023
Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.