Ministria e Mbrojtjes ofron një bilanc të deritanishëm të vatrave të zjarrit në vend, atyre me rrezikshmëri, ku për fat Saranda rezulton jashtë saj edhe pse ditë më parë pati një të tillë në Ksamil, duke bërë që të përçohet ankth te pushuesit.
“Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar. Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.
Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.
Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.
Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar. Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku. Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë”, thuhet nga Ministrja e Mbrojtjes. /sarandacity.al/
902354 859052For some cause the picture just isnt loading appropriately, is at this time there an issue? 688744
44532 101151I cannot thank you fully for the blogposts on your internet page. I know you placed a lot of time and effort into all of them and hope you know how considerably I appreciate it. I hope I will do precisely the same for one more individual at some point. Palm Beach Condos 798739