Ish-kreu i PD-së Berisha ka dalë sërish në një konferencë për shtyp pak ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që ai të mos jetë më në parlament pas shpalljes “non grata” nga Departamenti i Shtetit.
Sërish me të njëjtën gjuhë, ai kujtoi se çështjen e ka çuar në një gjykatë të Parisit, duke kërkuar që Sekretari Blinken të paraqesë prova ndaj tij për korrupsion.
E nga ana tjetër sulmoi ashpër ambasadoren amerikane, duke thënë se “ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore kërkon tani t’i diktojë këtij vendi se kush duhet dhe kush nuk duhet të futet në Parlament. Nuk ka forcë në botë përveç Zotit që më pengon mua pa e ushtruar misionin tim të dhënë nga zgjedhësit shqiptarë.
Me sa di unë, kreu i PD ka kërkuar të njëjtën gjë, transparencë“, tha Berisha, duke zbuluar kështu dhe qëndrimin e Bashës ndaj kërkesës së Kim. /sarandacity.al/