Një shqiptar dhe dy grekë u dërguan të plagosur në orët e para të mëngjesit në spital, me shumë mundësi pas një përplasjeje të përgjakshme të armatosur në Peristeri.
Konkretisht, në orën 4.00 të mëngjesit, një 35-vjeçar shqiptar u transportua nga Burnazi në Spitalin Attica, i cili kishte marrw tre plagë plumbi dhe mbetet në spital.
Rreth orës 5.30, dy grekë u transportuan nga Qendra Mjekësore Peristeri në Spitalin Thriasio, njëri prej të cilëve kishte një plumb në kyçin e këmbës dhe tjetri një goditje të rëndë në kokë.
Policia po heton lidhjen mes tre të plagosurve dhe çfarë ka ndodhur saktësisht. /sarandacity.al/