Dy të rinj sirianë, Ahmed Akra 23 vjeç dhe Ahmed Mkalolak 18 vjeç, me origjinë nga Alepo por me banim në Belgjikë, ishin ata që zunë shtratin e spitalit pasi u shpëtuan nga një mbytje e sigurt në plazhin afër grykëderdhjes së Bistricës në Çukë.
Ata ranë viktimë e së panjohurës nga rrjedhja e lumit në det, duke mos e menaxhuar dot vetëveten.
Megjithatë, falë ndërhyrjes në kohë të dy rojeve bregdetare si dhe të plazhistëve të tjerë, jeta e tyre u shpëtua.
Më poshtë mund të shihni momentet emocionuese kur ata, kushërinj me njëri-tjetrin, takohen dhe përqafohen me nënat e tyre. /sarandacity.al/
https://youtu.be/MrWtK2G7K6Y