Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shpërndau pamje se si po tentohet të shuhen vatra të tjera zjarri në Karaburun.
Ai këmbëngul se shkak është njeriu dhe jo natyra për atë që po ndodh.
“Mirëmëngjes nga Pashalimani ku kemi rifilluar prej 2 orësh operacionin nga ajri për fikjen e zjarreve në Karaburun.
Në Dukat është rindezur zjarri dhe në Gjirin e Gramës në mesnatë u hap një vatër e re zjarri. Sot jemi edhe më shumë me ndihmën e helikoptereve nga Hollanda – Chinook me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra.
Përballë nesh është dora kriminale e zjarrvënësve, jo natyra.
Të bëhemi bashkë për të mbrojtur natyrën dhe vendin”, shkruan Peleshi. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ejeeK2m5THk