Ministri i Rendit Bledi Çuçi paralajmëroi ndëshkim të ashër ligjor për çdo person që ndez një zjarr qëllimisht në pyjet e vendit.
Sipas Çuçit, të gjithë këta persona do të dalin para ligjit, pasi siç shkruan ai, me zjarrin nuk bëhet shaka.
“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment”, shkruan Çuçi.
Në bindjen e qeverisë, zjarret janë vënë nga njerëz e nuk kanë si shkak natyrën.
Më konkretisht, siç në Gjirokastër, edhe për zjarret në Gjorm të Vlorës është shpallur në kërkim një 42-vjeçar. Fjala është për shtetasin Bexhet Sinaj, i cili, për arsye që nuk dihen, dogji sipërfaqe të tëra toke me ullinj e kullota.
Nga flakët e zjarrit në Gjorm u dogjën 3 banesa, 600 rrënjë ullinj, rreth 50 bagëti të imëta si dhe 3 stalla me ushqim për bagëtitë. /sarandacity.al/