Policia e Sarandës ka arrestuar një person nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme në Shelegar.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 23 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullosore në fshatin Shelegar”, thuhet komunikatën e Policisë.
Nuk sqarohet më tej nëse është fjala për zjarrin e afro dy javëve më parë, i cili rrezikoi dhe qendrën e varrezat Vromeroit.
Për momentin Saranda nuk ka vatra me rrezikshmëri të lartë zjarresh, ndërsa çdo ditë po intensifikohet bindja zyrtare se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, pasur kjo dhe nga arrestime. /sarandacity.al/