Duke bërë një rezyme të situatës së zjarreve në vend, ministri Peleshi foli për dy persona që sipas tij janë parë në Karaburun si zjarrvënës të mundshëm.
Tashmë qeveria po flet për një dorë kriminale si autorë të tyre.
“Nuk duhet spekuluar, pasi nëse nuk e dimë dinamikën e zjarreve mund të dalim në konkluzione të gabuara.
Ju sjell rastin e Llogarasë që po e ndjekim prej ditësh me shumë trupa, me shumë këmbëngulje, vetëm ditën e djeshme kemi pasur 250 trupa që kanë gdhirë natën, kur ishin gati të shpallnin triumfin, pas gjysmë ore trupat kishin zbritur në tokë, identifikuan dy trupa elektrikë në mal dhe pas gjysmë ore lindën dy vatra të reja.
Shto këtyre dhe një dorë kriminale që na ndjekin nga mbrapa dhe nuk mund të vihet bast cila ka qenë ndërhyrja më e mirë”, tha Peleshi. /sarandacity.al/