Një komplot i jashtëzakonshëm fshihet pas operacionit si nëpër filma për të arrestuar dy burra që ishin në Mykonos dhe bënin … një jetë luksoze, duke shpenzuar mijëra euro në restorante të shtrenjta dhe bare plazhi në “Ishullin e erërave”.
Njeri nga të dy, me origjinë rumune, është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në vendin e tij që përfshiu përvetësimin e parave publike. Fjala është për Dragosh Savulescun , i cili në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vite burg për përvetësim, së bashku me ish -kryebashkiakun e Konstancës Radu Mazare dhe Cristi Borcean, ish -president i Dinamos së Bukureshtit dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë duke përvetësuar një total prej 114 milionë euro.
Dragos, pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u vendosur dhe arrestuar përfundimisht dje në Mykonos.
Por jo gjatë, pasi specialistë të Rojës Bregdetare, së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij. Dragos Savulescu u kap në restorantin e njohur në zonën Mills dhe është konsideruar nga Interpoli një person jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Urdhri i arrestit për të u lëshua pas një urdhri evropian të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit. Ai u dërgua te Prokurori i Apelit i Syros për ekstradim tek autoritetet rumune. Thuhet Savulescu nuk i rezistoi arrestimit.
Ndër të tjera ai njihet si partner i modeles shqiptare Anxhela Martini. /sarandacity.al/