Teksa udhëtonte drejt Sarandës, një autobus me pushues të ndryshëm, përfshirë kosovarë dhe të huaj, ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij.
“Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një difekti teknik. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zjarri ka rënë ndërsa autobusi po kalonte në fshatin Iliaz të Himarës. /sarandacity.al/