Në një situatë emergjente prej zjarreve në Evia, gazetarja greke Evlampia Revi hyri totalisht në program drejtpërdrejtë, duke raportuar nga zona e prekur prej flakëve.
Në një moment në bisedën me një banor të moshuar të qytetit të vogël Galatoson, ajo përjetoi një tronditje emocionale. Ai i shpjegoi asaj se nuk flinte për ditë të tëra, sepse po përpiqej ta mbronte shtëpinë e tij nga zjarri.
Evlampia më pas i kërkoi të ikte, sepse ai nuk mund të merrte frymë nga tymi, dhe në një moment këmbënguli që atij t’i thuhej të largohej nga shtëpia për arsye sigurie dhe të shkonte në vend të sigurt. Ajo madje sugjeroi që ai të transportohej, nëse nuk ka mundësi që ai të largohet vetëm.
Vendasi u përgjigj se ai nuk kishte ku të shkonte dhe se nuk kishte frikë nga zjarri, se frika e tij e vetme ishte mbetja i pastrehë dhe se donte të qëndronte për ta mbrojtur shtëpinë nëse arrin zjarri arrin te ajo.
Në një moment të dy nisën të qajnë me ngashërim.
Ky moment u ndoq nga një numër i madh i qytetarëve grekë, i ndjekur nga një ortek komentesh në mbështetje të gazetares.
Këtë mëngjes, Evalimpia zbuloi se për shkak të saj policia greke evakuoi burrin e moshuar.
“Për sa më përket mua, unë thjesht bëra punën time, si shumë kolegë të tjerë. Ndodh dhe të vuajmë, pasi dhe gazetarët janë njerëz. Faleminderit,” shkroi Revi në profilin e saj në Facebook. /sarandacity.al/
https://youtu.be/VpV7Avroc-g
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good
gains. If you know of any please share. Appreciate it!
I saw similar art here: Eco product