Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

BB: Shqipëria, mangësi të theksuara për mbrojtjen nga zjarret

by PorositWeb
11 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në maj të këtij viti, Banka Botërore publikoi një raport diagnostikues për gatishmërinë e strukturës së Emergjencës për Mbrojtjen Civile në Shqipëri.

Raporti diagnostikues konfirmoi se Shqipëria ka aftësi të kufizuara të shuarjes së zjarrit në vende larg zonave të banuara.

Banka vërejti se Shqipëria ka mangësi të mëdha për të kontrolluar zjarret në zona të egra dhe pyje të largëta, pasi mungojnë automjetet 4×4 dhe pajisje specifike, si kamera termike për të vlerësuar zjarret.

Ministria e Mbrojtjes mund të sigurojë mbështetje shtesë përmes vetëm dy helikopterëve që kanë pajisje për të shuar zjarret në pyje, por ndërkohë menaxhimi i pyjeve është kryesisht nën përgjegjësinë (financiare) të komunave.

Banka Botërore vuri në dukje nevojën për mbikëqyrjen me video të zjarreve në pyje, si dhe për një sistem të avancuar që përdor avionë, satelitë, harta tokësore dhe të dhëna meteorologjike.

Raporti sugjeroi se, shërbimet vullnetare për fikjen e zjarreve janë një opsion në zonat rurale ose më pak të populluara.

Sidoqoftë, shërbimet me kohë të plotë dhe personale të posaçëm do të kenë tendencë t’i përgjigjen një larmie më të madhe incidentesh, pasi niveli i trajnimit të tyre rritet me kalimin e kohës.

Sipas Bankës, pajisjet dhe trajnimi janë një faktor kryesor në aftësinë e çdo shërbimi zjarrfikës.

Sipas Ligjit Nr. 152/2015,”Për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shërbimin e Shpëtimit”, shumica e kompetencave të shuarjes së zjarrit u transferuan nga prefekturat tek bashkitë, duke lënë në nivel qendror vetëm legjislacionin, trajnimin dhe bashkëpunimin mes strukturave të shuarjes së zjarrit. Banka Botërore vë në dukje se, shërbimi ka shumë boshllëqe në lidhje me pajisjet dhe trajnimin.

Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse ishin dhuruar nga vende të ndryshme, vuri në dukje Banka Botërore.

Bashkive dhe njësive administrative u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, ndërsa automjete me shkallë për shuarjen e zjarreve në ndërtesa të larta (gjashtë ose më shumë kate) janë të pamjaftueshme, thuhet raport.

Sipas Ligjit Nr. 152/2015,Bashkitë janë të detyruara të investojnë në ngitjen e kapaciteteve vullnetare të shuarjes së zjarreve, përveç shërbimit profesional. Por kufizimet buxhetore pengojnë shumë bashki të zhvillojnë programe për shuarjen e zjarrit me vullnetarizëm. /Monitor/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Videoja e bërë virale në Greqi: kur gazetarja qan me të moshuarin nën ankthin e zjarreve

Next Post

Ç’rroba banjoje ishin në modë dje?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023
Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj
Sociale

Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj

6 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.