Opozita nuk ka mundur dot të dalë kundër gadishmërisë së qeverisë për marrjen e përkohshme të atyre afganëve të cilëve mund t’u rrezikohet jeta nga talebanët, për shkak se kanë punuar krah amerikanëve.
“Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan.
Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, shkruan kreu demokrat Basha në një reagim pak orë pas bërjes publike nga kryeministri Rama të faktit se Shqipëria e mirëpret këtë gjë, madje dhe e ka propozuar në një takim të NATO-s. /sarandacity.al/
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Thanks! I saw similar art here:
Wool product