Qyteti antik i Pompeit vazhdon të befasojë me gjetje mbresëlënëse dhe të hedhë dritë mbi jetën kulturore të qytetit para se të shkatërrohej nga shpërthimi i vullkanit në 79 pas Krishtit.
Një zbulim i kohëve të fundit që tronditi arkeologët është një skelet njerëzor i ruajtur në mënyrë perfekte.
Skeleti u gjet në një varr në nekropolin e Porta Sarno, një zonë ende e pahapur për publikun dhe e vendosur në lindje të Pompeit. Zbulimi është i pazakontë pasi shumica e të rriturve u shkrumbuan në atë kohë.
Një mbishkrim në varr sugjeron që njeriu i atyshëm ishte një skllav i lirë i quajtur Marcus Venerius Secundio, i cili duket se ka ndihmuar në organizimin e shfaqjeve greke në Pompei.
Studiuesit e konsiderojnë këtë si konfirmimin e parë se greqishtja, gjuha e qytetërimit në Mesdhe, është përdorur paralelisht me latinishten. Kjo gjë padyshim ka entuziazmuar arkeologjinë greke.
“Fakti që shfaqjet u organizuan në gjuhën greke është një dëshmi e klimës së gjallë dhe të hapur kulturore që karakterizoi Pompein e lashtë,” tha drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompeit, Gabriel Zuchtriegel.
Ai theksoi se Marcus Venerius kishte një jetë të rehatshme pasi u lirua nga skllavëria, duke pasur parasysh madhësinë “monumentale” të varrit të tij.
“Ai nuk u bë shumë i pasur, por sigurisht që arriti një nivel të konsiderueshëm të pasurisë,” tha Zuchtriegel.
Shpërthimi i Vezuvit në 79 pas Krishtit shkatërroi Pompein. Gërmimet ndër vite kanë dhënë zbulime të jashtëzakonshme të varreve, qerreve dhe shtëpive me mure të shkëlqyera. /sarandacity.al/