Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mediat franceze: Shqipëria, në zbulim të “Tajlandës së Vogël”

by PorositWeb
18 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Media franceze France 2 i ka kushtuar së fundmi një reportazh Shqipërisë turistike, ku e krahason jugun e vendit me një Tajlandë të vogël.

“Shqipëria: Në zbulim të Tajlandës së vogël”, titullohet reportazhi.

Shqipëria është një nga vendet më të vogla në Evropë, por po tërheq çdo vit e më shumë turistë.

Nga ujërat e kristalta tek vendet historike, kjo republikë ballkanike ka shumë për të të joshur. Kudo që të jeni, deti dhe malet janë në dispozicionin tuaj.

Në horizont, ka kështjella. Në bregdet, ka një panoramë të gjelbër dhe blu. “Uji dhe deti janë fantastikë”, thotë një turiste. Ngjyra e detit është si në Maldive. Një tjetër turist thotë se deti është shumë i qartë. “Është si parajsë”.

Edhe çmimet janë shumë të favorshme. Mirë se vini në Shqipëri, një destinacion shumë i arritshëm në Evropë, thuhet në reportazh. Në jug të vendit të mbiquajtur “Tajlanda e vogël” nga vendasit, Ksamili është një plazh është shumë popullor me turistët e huaj. Një familje franceze ka zgjedhur të qëndrojë në një vilë me pishinë dhe pamje nga deti Jon.

Ata po qëndrojnë në një shtëpi idilike prej 80 metrash katrorë me një çmim midis 75 dhe 140 euro për natë në kulmin e sezonit. Turistët shprehen se ndryshe nga sa është krijuar imazhi, ata kanë një mendim shumë të mirë për Shqipërinë dhe nuk kanë hasur asnjëherë asnjë problem.

Më shumë se 6.5 milion turistë në 2019 Në vitin 2019, Shqipëria mirëpriti më shumë se 6.5 milionë turistë, gati dyfishi i numrit të 15 viteve më parë. Për t’i akomoduar ata, hotelet po shtohen në Rivierë, me dhoma që kushtojnë 50 euro për natë.

Turistët mund të “arratisen” nga plazhet për të zbuluar thesare të tjera të vendit si një qytet antik i klasifikuar si një vend i trashëgimisë së UNESCO -s. E mbyllur gjatë dekadave të diktaturës komuniste, Shqipëria po hap turizmin vitet e fundit sepse ky vend ballkanik ka disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare, përfundon reportazhi. /Monitor/

Tags: Kryesore
Previous Post

Afro 100 zjarre në 24 orë: Greqia, sërish në alarm nga flakët

Next Post

Zbulimi: pse grekët i janë gëzuar këtij skeleti

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Turizmi ynë: një zyrë konsulence në Palma de Mallorca
Turizëm

Turizmi ynë: një zyrë konsulence në Palma de Mallorca

30 Mars, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Turistët e huaj, shpenzime rekord në Shqipëri

28 Mars, 2023
Sezoni i ri: leje nga shteti për mjetet lundruese
Turizëm

Sezoni i ri: leje nga shteti për mjetet lundruese

25 Mars, 2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!
Turizëm

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20 Mars, 2023
Deutsche Welle: Shqipëria, mes një boom-i dhe stabiliteti turistik
Turizëm

Deutsche Welle: Shqipëria, mes një boom-i dhe stabiliteti turistik

19 Mars, 2023
Bistrica, e magjishme por vetmitare: ç’duhet të dini për të
Turizëm

Bistrica, e magjishme por vetmitare: ç’duhet të dini për të

18 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.