Në bilancin e përditshëm që jep Policia Rrugore mbi shkeljet e më pas ndëshkimet në rrugë, sidomos në akset drejt detit, veçon dhe atë të një “hollandezi fluturues”.
Rrugorja thotë se një 41-vjeçar nga Holanda u gjobit me 40.000 lekë, pasi u kap duke ‘fluturuar’ me Benzi-in e tij, me shpejtësi 202 km/h në autostradën Levan-Vlorë
Në 24 orët e fundit u arrestuan në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë ndëshkuar gjithashtu me gjobë 1579 drejtues mjetesh. /sarandacity.al/