Ajet Aledini, 31 vjeç, ishte personi që i solli Ksamilit skenën e njohur të humbjes së kontrollit dhe në qendra të banuara për shkak të shpejtësisë në dhënien e automjetit.
Pikërisht nga shpejtësia e madhe, në mesnatë, ai ka marrë para një biznes, tipik kioske për shitje fruta-perimesh e pijeje freskuese, ka shkatërruar m,jetin e tij tip BMW, si dhe ka përfunduar në spital me plagë, duke u dërguar më pas në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia po punon për të zbuluar detaje të tjera që mund të çojnë në arsyen e aksidentit. /sarandacity.al/