Policia greke është vënë në alarm, pasi mori një informacion më 3 gusht për lëvizjet e një krimineli shqiptar. Ai është shpallur në kërkim, pasi ka plaçkitur dhjetëra shtëpi, kohët e fundit në të gjithë Greqinë dhe njihet si shumë i rrezikshëm dhe është i armatosur njëkohësisht.
I njohur gjerësisht si “Giovani”, shqiptari i armatosur është një rrezik edhe për punonjësit e policisë që mund të sulmohen në çdo kohë, siç ka informacione e ka vepruar edhe në të kaluarën.
Mësohet se ai u lirua nga burgu në Larisa, më 24 korrik 2019, ku vuante dënimet për vepra të ndryshme penale dhe që atëherë duket se nuk hoqi dorë dhe filloi sërish duke grabitur shtëpitë në Evia, Korint dhe Prefekturën e Akaisë.
Sipas të dhënave, veprimi i tij kohët e fundit ai kreu grabitje edhe në Livadia, ku kishte plaçkitur një shtëpi dhe kishte marrë dy armë zjarri: një revolver anglez dhe një armë gjermane, shkruajnë mediat greke.
Siç theksohet në informacionet që policia disponon, krimineli shqiptar lëviz si “fantazmë” nëpër rrugë të errëta në mënyrë që të shmangë kontrollet e policisë para dhe pas kryerjes së grabitjeve dhe vjedhjeve.
“Pas sa më sipër, shërbimi ynë e konsideron atë si një person jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe të armatosur, i cili nuk do të hezitojë të përdorë armën e tij kundër policisë për të shmangur arrestimin e tij”, thuhet në dokumentin përkatës.
Në të kaluarën, në një grabitje që kishte kryer në zonën e Akaisë, ai kishte sulmuar oficerët e policisë që u përpoqën ta arrestonin. /sarandacity.al/