Erjon Prifti, 31 vjeç dhe Geart Çoçka, 33 vjeç, janë dy të rinj në Sarandë, të cilëve iu është ndëprerë nga Policia aktiviteti i shpërndarjes së drogës.
Ky i dyti rezulton i dënuar dhe më parë për të njëjtën akuzë.
Ja ç’thuhet në komunikatën e Policisë për arrestimin e tyre:
“Arrestohen në flagrancë dy shtetasit që e posedonin dhe e shpërndanin lëndën narkotike, njëri prej tyre i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje dhe dy automjete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Erjon Prifti, 31 vjeç dhe Geart Çoçka, 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’), të dy banues në lagjen nr.4, Sarandë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të shtetasit Erjon Prifti dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në dy automjetet në përdorim nga shtetasi Geart Çoçka, që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim”. /sarandacity.al/
priligy kaufen Dowsett M, Johnston S, Martin LA, Salter J, Hills M, Detre S, Gutierrez MC, Mohsin SK, Shou J, Allred DC, Schiff R, Osborne CK, Smith I
[url=https://fastpriligy.top/]priligy 30mg price[/url] Nat Rev Cancer 2 489 501