Ish-deputeti i Sarandës, Arben Malaj, mbrojti vendimin e qeverisë për ardhje afganësh në Shqipëri edhe me tjetër logjike veç asaj humane.
Sipas Malajt, mes tyre ka kapacitete njerëzore që mund t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.
“Ata kanë marrë statusin e emigrantëve humanë dhe nuk do të bëjnë politikë. Një pjesë e tyre kanë qenë punonjës ndihmës dhe jo të lidhur me strukturat që i kanë shërbyer SHBA për spiunazh.
Këto persona u kanë shërbyer të gjithëve; SHBA dhe vendeve të NATO-s dhe ne duhet të jemi mirënjohës ndaj asaj që kanë bërë për misionet tona në Afganistan.
Ata nuk janë tradhtarë apo spiunë, por janë persona që kanë punuar me ndërkombëtarët brenda parimeve të vendit të tyre.
Shqipëria është një vend i dashur dhe me respekt ndaj-tjetrit, nuk është raciste.
Këta njerëz janë të kualifikuar dhe mund të jenë një pasuri për vendin si në fushën akademike dhe bashkëpunimit të profesorëve afganë me universitetet tona, apo dhe si fuqi punëtore. Ajo që bëj thirrje unë është se Shqipëria të mos humbi vlerën që i ka dhënë gjithmonë mikpritja”, arsyetoi Malaj. /sarandacity.al/