Një nënë me dy fëmijë të vegjël rezultojnë të humbur që nga dita e djeshme në Borsh.
Është fjala për një familje me origjinë nga Burreli, por që të kthyer para 4 muajsh nga Greqia jetonin pikërisht në Borsh.
Është kryefamiljari ai që ka dhënë alarmin, njëherësh duke denoncuar rastin dhe në Policinë e Sarandës.
E ëmë, 39 vjeçe, quhet Fllanza Dervishi, e fëmijët janë: djali 6 vjeç që quhet Kristjano dhe vajza 2 vjeçe që quhet Fazile.
Ata janë larguar nga shtëpia e s’janë kthyer më që nga dita e djeshme.
Kush mund t’i hasë ata, të telefonojë në numrin 0685608459, që është ai i kryefamiljarit. /sarandacity.al/